Takimet e Dom Mikelit filluan në vitin 1990, në një periudhë të vështirë të shtypjes serbe, si shenjë e qëndresës kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Karadakut.
Që atëherë, takimet janë mbajtur çdo vit pa ndërprerje, duke u bërë një traditë që bashkon dijen, besimin dhe kulturën shqiptare përmes temave shkencore, poetëve, e festivaleve muzikore.